Fier, policia e arreston për vjedhjen e një celulari, të dyshuarit i gjendet drogë

Aktualitet

Nje person i dyshuar per vjedhjen e nje celulari eshte arrestuar me droge nga policia e Fierit. Lajmi u be me dije nga burime zyrtare qe thane se specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Ermand Ramaj, 21 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë dyshohet se i ka vjedhur telefonin celular shtetases E.K, 33 vjeçe, banuese në Fier.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës matriale 40 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Vjedhja" parashikuar nga Nenet 283/1 e 134 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT