Kaloi vetingun, ONM kërkon apelimin e vendimit për prokurorin e Saimir Tahirit

Politikë

Nderkohe qe Vettingu për prokurorët e gjyqtarët vijon, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të Gentian Osmanit, magjistrat në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Gentian Osmani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Prokurori Osmani është një ndër 3 prokurorët që po heton dosjen e Saimir Tahirit. Rikonfirmimi në detyrë të Osmanit erdhi edhe pse rezultoi se nuk justifikonte dot kthimin e një borxhi 20 mijë euro.

ME TE LEXUARAT