Aksidenti tragjik në Kamëz, zbardhen shkaqet, shoferja 38-vjeçare ngatërroi...

Aktualitet

Zbardhen shkaqet e ksidentit tragjik qe ndodhi ditën e djeshme në Kodër Kamëz. Nga aksidenti humbi jetën Ramazan Ishni i cili po lëvizte me biçikletë dhe një vajza 7 vjeçe, ndërsa në spital ndodhen nëna dhe motra e vogël, 6 vjeçe e vajzës që vdiq.

Ndaj Rozina Kolecit 38 vjeçe është firmosur arresti dhe pritet të dalë në gjyq për vlerësimin e sigurisë. Nga dëshmia dhënë grupit hetimor mësohet se 38-vjeçarja “ka ngatërruar frenat me gazin”.

Fillimisht është përplasur e biçikletën më pas me furgonin e bardhë dhe më pas me nënën dhe dy vajzat, 6 dhe 7 vjeçe që ndodheshin në trotuarin e vogël në mes të rrugës. Nëna 29 vjeçare, Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj kanë dashur të kalonin në anën tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas veprimeve hetimore është vërtetuar se gruaja nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit dhe as duke ecur me shpejtësi. Gjendja shëndetësore e vajzës dhe e nënës është stabël.

Të dyja po ndiqen intensivisht. Mjekët thonë se të dyja e kanë kaluar rrezikun për jetën megjithatë sërish mbeten të rezervuar dhe sa i takon gjendjes së tyre shëndetësore.

Dje vajza e vogël E. N. 6 vjeçe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

ME TE LEXUARAT