Radhima nën terror, turistët polakë shokohen

Aktualitet

Pas shkëmbimit të zjarrit me të shpallurin në kërkim në Radhimë të Vlorës, mësohet se policia ka zgjeruar rrezen e rrethimit të zonës.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e Tiranës me Forcat Speciale, ndërsa hotelet e kësaj zone kanë mbyllur dyert dhe dritaret.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Turistët polakë kanë kërkuar ndihmë dhe janë shokuar pas ngjarjes, ndërkohë që janë bllokuar brenda në hotele, ku asnjë nuk lejohet të dalë.

Ndërkohë që policia ka arrestuar Jorgaq Gjinin i cili ishte shpallur në kërkim dhe mbetur i plagosur në këmbë. Gjini 38-vjeçar, është shoqëruar nga policia, për në spitalin e Vlorës.

ME TE LEXUARAT