Kjo është shuma e “çmendur” që Kim Kardashian merr vetëm për një postim në Instagram

Showbiz

Për të gjithë ju që nuk keni qenë të bindur se leku shkon te leku, prisni sa të merrni vesh se sa merr Kim Kardashian vetëm për një postim të vetëm në Instagram.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pra, për ju që se dinit,  Kim,  vetëm për një postim të vetëm merr një shumë me para se e gjithë rroga e presidentit Trump!

Instagram, përveçse një platformë ku mund të postohen video dhe foto për qejf, është aktualisht dhe mënyra më e mirë për të bërë marketing dhe biznes.

Prandaj nuk është çudi që ashtu siç ndodhi fillimisht me YouTube, shumë njerëz të thjeshtë dhe jo vetëm po bëjnë lek “ të paparë” nga Instagrami.

Kështu, në rastin e yllit të “Keeping Up With The Kardashians” një raporti i kohëve të fundit nga një faqe e gazetarisë mjekësore e quajtur STAT, thuhet seKim bëri më shumë para se sa vetë presidenti Donald Trump bën në një vit të vetëm me rrogën.

Këto para vinin nga një promovim i vetëm që ajo i bëri një pilule në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Paga e presidentit është 400,000 dollarë në vit ndërkohë që një postim i Kim Kardashian bën $ 500,000.

ME TE LEXUARAT