Arta Marku refuzon të japë përgjigje për çështjet e nxehta: Nuk kam dijeni

Politikë

Kryeprokurorja Arta Marku nuk arriti të dalë jashtë raportit të lexuar gjatë përballjes me deputetët e Komisionit të Ligjeve.

Shefja e akuzës ndërsa parashtroi sukseset e vitit 2017, refuzoi që të përgjigjet për çështjet më thelbësore të cilat ngriti opozita.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pyetja e parë që shmangu Marku ishte pikërisht ajo që lidhet me largimin e prokurorëve që po hetonin çështje të nxehta për ministra dhe deputetë socialist, pyetje të cilën ia drejtori numri dy i PD, Edi Paloka.

‘Nuk mw lejon ligji të ndërhyj. Nuk kam dijeni për këtë gjë’.

Me kaq është mjaftuar kryeprokurorja për ti dhënë përgjigje shqetësimit të opozitës. Po kështu e pakët në fjalë ishte edhe për rastin e emërimeve dhe largimeve nga organi I akuzës së prokurorëve që sipas opozitës janë në shkelje të Kushtetutës pasi ajo nuk ka tagrin ligjore të bëjë veprime të tilla.

“Kam zbatuar me korrektesë ligjin dhe Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Çdo vendimmarrje kontrollohet nga gjykata dhe secili prokuror mund t’i drejtohet asaj.”

Kjo përgjigje, nga Paloka u gjet tërësisht e pasaktë, pasi sipas tij ligji nuk i jep këtë kompetencë një institucioni që nuk është Kushtetues, por në shkelje të rëndë ligjore.

Edhe më shkurt refuzoi të përgjigjej kryeprokurorja lidhur me rastin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke marrë borxh përgjigjen e pyetjes së parë të Palokës.

Deputeti demokrat e pyeti kryeprokuroren për rastin e vendosjes në dispozicion të një të akuzuari dhe të dënuari për trafik ndërkombëtar droge në mes të natës dhe lidhur me ekspertizën që lajmëroi Edi Rama duke shpallur falsitetin e videopërgjimit.

Paloka e pyeti direkt Marku: A e keni marrë Ramën për ta pyetur për ekspertizën e deklaruar prej tij?

Përgjigja që mori ishte po aq boshes a e para.

‘Nuk kam tagwr tw di për çështjen’.

Në këtë mënyrë, kryeprokurorja ka refuzuar të japë shpjegime për tre nga çështjet më të rëndësishme të momentit për sa i përket organit të akuzës, gjë që u konfirmua edhe nga nxitimi I kryetarit të komisionit Ulsi Manja për ti hequr sa më shpejt mikrofonin Arta Markut, madje në disa raste kërcënoi se pas raportit do ta mbyllte mbledhjen pa marrë pyetje e dhënë përgjigje.

ME TE LEXUARAT