Elbasan, automjeti përplaset me bordurat anësore dhe del jashtë rrugës

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tuneli i Kërrabës.

Automjeti tip benz me targa AA164RO është përplasur me bordurat mbrojtëse dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar drejtuesi i automjetit i cili është transportuar në Spitalin e Elbasanit , në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në zonën ku në fillim të këtij viti ndodhi rrëshkitja e masivit shkëmbor.

Shkak i aksidenti mësohet të jetë mungesa e sinjalistikës në këtë aks rrugor dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

ME TE LEXUARAT