Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Demi Lovato mbetet në spital: Eshtë akoma shumë e sëmurë, me të vjella dhe temperaturë të lartë

Vazhdojnë komplikacionet për Demi Lovaton, e cila vazhdon të qëndrojë në spital, me të vjella dhe temperaturë të lartë, pas shtrimit me urgjencë gati një javë më parë për shkak të një overdoze.

Lajmin e bën të ditur revista amerikane TMZ, që shkruan: Mjekët nuk kanë akoma një parashikim se kur këngëtarja do të dalë nga spitali, pasi ajo është akoma shumë e sëmurë’.

Pak orë pas shtrimit në spital, familjarët e Demit, kishin folur për një shërim të shpejtë dhe transferimin e vajzës në një klinike rehabilitimi. Por për momentin, sipas burimeve të TMZ, këngëtarja nuk ka përmirësim prandaj nuk do të dalë tani. Lovato duket se ka rrezikuar seriozisht jetën për shkak të overdozës dhe është e nevojshme të qëndrojë nën kontrollin e mjekëve edhe për pak kohë’.

Nuk dihet akoma si do të reagojë Demi, pasi të dalë nga spitali, për faktin që do të shtrohet në një klinikë rehabilitimi, edhe pse në muajt e fundit kishte manifestuar qëllime serioze për të qëndruar larg drogave të rrezikshme, me të cilat kishte bashkëjetuar prej vitesh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet