Kapet sasi e madhe droge dhe 100 mijë euro/ Në kërkim bosi shqiptar i grupit kriminal, arrestohet e shoqja

Aktualitet

Një grup kriminal shqiptaro-grek është goditur nga policia helene. Drejtuesi i grupit, që sipas hetuesve grek është një shqiptar, është ende në kërkim policor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 29 qershor, oficerët e policisë vunë në pranga 24 anëtarë të grupit kriminal (mes 20 dhe 71 vjeç) dhe sekuestruan sasi të konsiderueshme drogë: 10 kg marijuanë, kokainë e heroinë, armë dhe 93,000 euro.

Në vijim të hetimit, janë gjetur 1 kg kokainë në banesën e shqiptarit të shpallur në kërkim në  Marousi, raportojnë këtë të premte mediat greke. Droga e përzier me oriz u gjet e groposur ne 55 cm thellësi, brenda ne një vazo xhami.

Bashkëshortja e tij 48 vjeçe u vu në pranga. Gjithashtu u arrestuan edhe 2 persona të tjerë nga efektivët e policisë së Atikës.

Grupi akuzohet se së fundi ka realizuar 11 vjedhje banesash dhe personash dhe 7 vjedhje makinash.

Makinat e vjedhura ata i përdornin në aktivitete kriminale.

ME TE LEXUARAT