Detaje të reja nga operacioni, 4 vrasës të arrestuar, tre të huaj e një kosovar

Kosovë&Rajon

Një operacion policor, i realizuar gjatë mbrëmjes së të mërkurës nga Policia e Kosovës, në disa lagje të kryeqytetit të vendit, ka rezultuar me arrestimin e 4 personave.

Tre prej të arrestuarve janë shtetas të huaj, ndërsa tjetri është shtetas i Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer vrasje, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në një prononcim për Gazetën Express.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të një operacioni policor, sonte, në orët e mbrëmjes, në Prishtinë, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vepra kriminale, disa nga ta shtetas të huaj e që janë në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar edhe për vrasje, ka rezultuar me ndalimin e 4 personave të dyshuar; 3 shtetas të huaj dhe një kosovar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Veprime të mëtejme ligjore janë në proces për kompletim nga autoritetet, ka theksuar Hoxha.

ME TE LEXUARAT