Vjen me pushime në Sarandë, 13 vjecari vdes në tragetin e Korfuzit

Aktualitet

Një turist italian vetem 13-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i diitur, ka ndërruar jetë sot, teksa po udhëtonte bashke me prindërit në një grup prej 30 turistesh italiane nga Saranda ne Korfuz.

Mësohet se deri në momentin që ka qenë në port, 13-vjeçari nuk ka shfaqur shqetësime. Por sapo ka hyrë ne traget nuk është ndier mirë. Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe policia që e kanë transportuar në spital, ku fillimisht ka qenë në vdekje klinike e me pas ka ndërruar jetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Informacion paraprak

Më datë 12.07.2018, ka ndëruar jetë pasi ka kaluar gjendje të fikti shtetasi Italian L.K., 12 vjeç.

Shtetasi do të udhëtonte me familjen nga Saranda drejt Korfuzit me tragetin e linjës.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së këtij shtetasi.

ME TE LEXUARAT