Librat falas, MAS: Përfitojnë 125 mijë nxënës

Aktualitet

Qeveria miratoi dje vendimin për shpërndarjen e librave falas për fëmijët deri në klasën e katërt.

Ditwn e sotme Ministria e Arsimit ka shpjeguar se si do të funksionojë procedura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një prononcim për "News24" drejtoresha e arsimit parauniversitar Zamira Gjini tha se 125 mijë fëmijë përfitojnë librat falas.

Po ashtu ajo theksoi se tekstet falas duhet të rikthehen në fund të vitit shkollor.

"125 mijë fëmijë përfitojnë librat falas. Qeveria, libra falas për fëmijët e fillores.

Tekstet falas duhet të rikthehen në fund të vitit shkollor.

Shpërndarja e librave falas do të fillojë në shtator.

Tekstet do të merren në shkolla me praninë e prindërve", -tha Gjini.

ME TE LEXUARAT