Deklarata e Hahn për kufijtë në Ballkan nervozon grekët

Aktualitet

Një deklaratë e eurokomisionerit Johannes Hahn për një ndryshim të mundshëm të kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka ngjallur reagim të madh tek mediat e vendit fqinj.

Gjatë një deklarate për ecurinë e bisedimeve mes dy vendeve, Hahn sugjeroi se negociatat Shqipëri-Greqi për të përcaktuar kufijtë detarë në detin Jon mund të çonin në një “ristrukturim të kufijve”, shkruan “Kathimerini”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo dekaratë e tij është raportuar gjerësisht sot nga të gjithë mediat greke. Por “Kathimerini” pyeti zëdhënësi i Johannes Hahn, për të marrë një përgjigje se çfarë ka dashur realisht të thotë eurokomisioneri me “ristrukturim të kufijve”.

“Në asnjë mënyrë komisioneri Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar. Duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshje të pranueshme reciproke mes dy vendeve“, tha zëdhënësi i eurokomisionerit Hahn.

ME TE LEXUARAT