Fjalët e para të Ballist Morinës pas lirimit nga burgu: Rroftë shpirti i shqiptarit

Aktualitet

Pasi eshtë liruar sot nga burgu kryetifozi kuqezi, Ismail Morina, i njohur si ‘Ballist’ Morina ka ndare nje emsazh me fansat përmes një postimi në ‘Facebook’.

Ballist Morina ka hedhur një foto me Konsullin e përgjithshëm të Shqipërisë në Bari të Italisë, ndërsa shpreh përgëzime të veçanta për të gjitha strukturat shqiptare që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Ismail Morines:

Me konsullin e pergjithshen te republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim, respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time. I LIRË!! Rrofte shpirti i shqiptarit!! Ismail Morina (Ballisti).

Ismail Morina u akuzua nga Serbia për nxitje të urrejtjes mes popujve, pasi ngriti dronin në tetor të vitit 2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku u krijuan tensione të forta në fushë mes lojtarëve të dy skuadrave.

ME TE LEXUARAT