Haradinaj: As ndarje, as shkëmbim territoresh me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë dhe se faza finale duhet të përmbyllet me njohje reciproke.
Këto komente shefi i qeverisë, i bëri pas mbledhjes së qeverisë në një konferencë me gazetarë, i cili tha se janë të papranueshme veprimet e Serbisë që po i bënë në Kosovë, sikurse kemi shantazhet dhe kërcënimet mbi pjesëtarët e FSK-së.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai tha se Kosova ka përcaktuar parimet e saj në dialogun me Serbinë, ku nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëmbim territoresh as lëvizje kufijsh Kosovë-Serbi.
I pyetur nga RTK rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel me Serbinë, kreu i ekzekutivit tha se marrëveshjet e arritura janë duke u zbatuar pjesshëm dhe sipas tij, zbatimi i tyre është me interes,ku Kosova është shumë e interesuar në implementimin e tyre.
“ Tani e ndjejmë dhe është shumë me interes dhe urgjente çështja e energjisë elektrike dhe palët në këtë rast, Kosova dhe Serbia i kanë shfaqur pozicionet e tyre”, tha Haradinaj, raporton Rtklive.