Zaimina Vasjari kurorëzohet për herë të dytë “Miss Shqipëria”

Showbiz

Fillimisht, publiku shqiptar e ka njohur Zaimina Vasjarin si “Miss” në vitin 2002 kur ajo u shpall vajza më e bukur shqiptare, duke marrë kështu kurorën e bukurisë në “Miss Shqipëria”.

Po të njëjtin emocion Zaimina e ka provuar edhe dy ditë më parë në edicionin e këtij viti të “Miss Shqipëria” në të cilën ajo është vlerësuar me një çmim shumë domethënës; “Një herë Miss, gjithë jetën Miss”!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kanë kaluar 16 vite pas kurorëzimit tim si Miss Shqipëria dhe mbrëmë përjetova emocione shumë të bukura, sepse më rikthyen në kujtime të cilat ndodhin një herë në jetë.

E lumtur që u kurorëzova për të dytën herë me moton “Një herë Miss, gjithë jetën Miss”, – shkruan ajo përkrah fotos së bërë publike në të cilën shfaqet me një kurorë në kokë.

Pa diskutim që për Zaiminën ky ka qenë një moment tejet emocionues, siç edhe ajo është shprehur.

ME TE LEXUARAT