Rama: Në korrik përfundon studimi për Tiranë-Durrës, aks rrugor me pagesë

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama foli nga Durrësi për projekte të rëndësishme infrastrukturore që janë pjesë e Paketës së Rindërtimit. Duke u ndalur tek autostrada Tiranë-Durrës, Rama tha se studimi që po kryhet për rindërtimin dhe zgjerimin përfundon në korrik. Por edhe rruga e vjetër për në Durrës, ajo Tiranë-Ndroq-Plepa do të rindërtohet.

“Rrugët kombëtare do të jenë shumë më të mirëmbajtura më në vijimësi. Po Tiranë-Durrës nuk është një rrugë që meriton thjesht mirëmbajtje, po tani ka domosdoshmërinë e një rindërtimi dhe zgjerimi. Për këtë po bëjmë një studim që përfundon rreth mesit të korrikut ku duam të vlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit dhe Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes në aksin ekzistues me pagesë. Ndërkohë rindërtimin dhe pastaj shfrytëzimin pa pagesë të një tjetër aksi të rëndësishëm të degraduar për kaq shumë vite, Tiranë- Ndroq-Plepa që hap prespektivë për zhvillimin e mëtejshëm të agorturizmit ku ka shenja të para dhe peisazhe e potenciale të jashtëzakonshme për agroturizmin”, tha Rama duke përmendur dhe projekte të tjera të rëndësishme si Kashar-Thumanë, Kavajë-Rogozhinë etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke folur për punësimin, Rama tha se pagat e ulëta janë në të gjithë rajonin dhe kjo lidhet me produktivitetin e ekonomisë.

“Po ashtu është e qartë që pagat e ulëta në Shqipëri janë ende shumë të uleta, po kjo është në të gjithë rajonin dhe lidhet me produktivitetin e ekonomisë, kapacitetin e burimeve tona njerëzore, dhe orientimin e ekonomisë drejt disa sektorëve, aktiviteteve dhe veprimtarive që shfrytëzojnë koston e ulët t ëkrahut të punës, duke qënë krah pune me mangësi në aspektin e kualifikimeve. Por nga ana tjetër, pa thënë në asnjë mënyrë se ekonomia është në lulzim duhet të themi dhe nuk kuptoj pse një pjesë e njerëzve nuk duan ta pranojnë që ekonomia është një kthesë që ka nisur. Ekonomia është në një kthesë dhe këtë e dëshmojnë të gjithë parametrat me të cilat matet ekonomia. Shifra e re e papunësisë që është rekord historik pas 22 vjetësh pasqyron raportin e mëparshmë të BB që nënvizon se në rajon Shqipëria ka bërë progresin më të madh përsa i përket luftës kundër papunësisë dhe rritjes së punësimit”, vijoi Rama.

ME TE LEXUARAT