Portugalia mbërrin në Rusi për Botërorin, vëmendja te CR7

Sport

Portugalia është skuadra e radhës që mbërriti në Rusi për kampionatin botëror të futbollit. Skuadra kampione e Europës zbriti këtë të shtunë në Aeroportin “Zhukovski”, në perferi të Moskës, shumë pak kilometra larg qytetit të vogël, Kratovo, ku do të akomodohet ajo.

E gjithë vëmendja ishte dhe do të jetë për Cristiano Ronaldon, i cili ditët e fundit ka qenë protagonisti kryesor në mediet sportive për deklaratën e tij për një largim të mundshëm nga Reali i Madridit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në momentin e zbritjes në aeroport, Ronaldo tërhoqi vëmendjen teksa përqafoi një tifoz të vogël, që ishte i pranishëm aty.

Portugalia është në grupin B të Botërorit të Rusisë, e së bashku me Spanjën janë dy ekipet favorite për të kaluar për në 1/8-at e finaleve.

Aventurën në këtë Botëror, Portugalia do ta nisë më 15 qershor pikërisht me derbin Iberik ndaj Spanjës së Julen Lopeteguit.

Më 20 qershor, luzitanët do të luajnë ndaj Marokut, ndërsa më 25 do të ndeshen me Iranin.

ME TE LEXUARAT