Mbappe zbulon kush është “shefi” në kombëtaren e Francës

Sport

Derisa sulmuesi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në klub, shoku i tij në kombëtaren franceze beson që ai është njeriu kryesor që Franca të këtë sukses këtë Botëror.

Ylli i Francës Antoine Griezman i është thënë se ai është “bosi” që nga Euro 2016 për Francën nga shoku i tij i skuadrës Kylian Mbappe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lojtarët e Didier Deschamps përfunduan të dytët në kampionatin europian që u mbajt në shtëpi të tyre dy vite më parë, kurse konsiderohen favorit për ta fituar Botërorin në Rusi.

Ky sukses i kësaj Kombëtare varet shumë edhe nga Griezman, ku ylli i Atletico Madrid kishte shënuar gjashtë gola në Euro 2016.

Mbappe është një tjetër talent në sulmin e Francës dhe thotë që Griezman tashmë ka treguar se mund të jetë lider në turne të këtillë, transmeton GazetaExpress.

“Mendoj që ai është shefi dhe këtë e ka treguar edhe në Euro 2016”, tha ai të mërkurën në mbrëmje.

“Kur e përfundon një kampionat europian si golashënuesi më i mirë i vendit të juaj, ju i keni treguar botës se jeni në gjendje ta përballoni presionin e garave të këtilla”.

ME TE LEXUARAT