Instagram merr vendimin e rëndësishëm

Teknologji

Instagram shumë shpejt do t’u japë mundësinë të postoni video deri në 1 orë të gjata në një përpjekje për t’i marrë në YouTube, sipas një raporti të ri.

Kompania po konsideron të zgjerojë risinë e “videos vertikale” dhe ka bërë bisedime me producentët për klipe të gjata të veçanta për Instagram.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aplikacioni i fotove, aktualisht të jep mundësinë e një video me një kufizim 60 sekonda, dhe në Stories me 15 sekonda.

Gjithashtu përdoruesit mund të transmetojnë video live deri në 1 orë, por Wall Street Journal shkruan se Instagram po përpiqet ta zgjerojë limit e kohës për videot jo live, shkruan Tch.

Videot do të jenë vertikale. Në fakt ky format përdoret tek Stories, por nuk është e qartë nëse limiti i ri kohor do të aplikohet vetëm në këtë kategori.

ME TE LEXUARAT