Morën peng 46-vjeçarin për borxhin e ish-gruas, ndalohen dy vëllezërit në Fier

Aktualitet

Ish gruaja e S. Braçe, 46 vjeç, nga Hekali i Mallakastrës u kishte marrë borxh 1600 euro dy vëllezërve, Lani dhe Olen Boraj nga Ksamili i Sarandës, por nuk ua ka kthyer.

Në korrik të vitit të kaluar dy vëllezërit kanë marrë peng dhe kanë dhunuar 46-vjeçarin, ndërkohë që ai u kishte thënë se nuk kishte dijeni pasi ishte divorcuar nga e shoqja. Kjo e fundit që nga marrja e borxhit në shkurt të 2017 ishte larguar jashtë shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Fierit ka ndaluar këtë të martë dy vëllezërit e shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë, armëmbajtje pa leje dhe vetëgjyqësi

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 24.05.2018 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Vetëgjyqësia” parashikuar nga Nenet 110/2, 278/2 dhe 277 të Kodit Penal.

Në Korrik të vitit 2017, këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, në fshatin Hekal, Mallakastër, kanë marë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S.B, 46 vjeç, banues në Fier”, thotë policia.

ME TE LEXUARAT