"U ndryshua itinerari por jo destinacioni, sepse garanti i 3.4 milion euro ishte…"

Aktualitet

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar një nga ngjarjet më të bujshme të javës së fundit në vendin tonë, kapjen e 3.4 milion euro në Portin e Durrësit, të dyshuara si para të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Hoxha tha se pas deklaratës së Lulzim Bashës në parlament, transportuesit ndryshuan itinerarin por jo destinacionin, kjo sipas tij pasi garanti i parave ka qenë i sigurtë që ngarkesa nuk do kapej.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas gazetarit Hoxha, bashkë me makinën Toyota model “Yaris” u kap edhe një Toyota që ishte tjetër model, por askush nuk e përmendi këtë fakt, edhe pse aty u gjetën sasi parash.

“Grupi ka ndryshuar intinerarin, por jo destinacionin, sepse garanti i grupit ka qenë i sigur që ngarkesa do kalonte. Shoferi thotë që unë kam marrë telefonatën nga Tirana për të ndryshuar destinacionin.

Ka raste kur ata nuk duan të ekspozohen dhe gjejnë mënyra transporti përmes të tretëve. Një rrugë është që vijnë cash nëpërmjet familjarëve, ata mundohen të gjejnë dikë që s’bie në sy. Ndërkohë kemi edhe këto metoda kur krimi sofistikohet. Ata marrin përsipër vetëm transportin. Komisioni në këto raste shkon nga 6 deri në varësi të sasisë. Në këto raste vihet garancia”, u shpreh gazetari Hoxha në emisionin Java

ME TE LEXUARAT