Rastësitë e çuditshme me ’66, pse Anglia mund të fitojë Botërorin

Aktualitet

Anglia për herë të parë dhe të fundit e ka fituar Botërorin në vitin 1966, atëherë kur në finale kanë mundur me shifrat 4-2 Gjermaninë Perëndimore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në atë vit ka pasur 5 fakte të cilat janë përsëritur edhe në 2018 ndaj në Angli besojnë se këtë vit do të ngrenë trofeun e Kupës së Botës.

Në 1966 Real Madrid ka fituar Kupën e Europës, ose siç njihet sot “Champions League”, Burnley është kualifikuar në Europë, Manchester City ka fituar kampionatin (Championship), Chelsea e ka përfunduar “Premier League” në vendin e 5-t dhe në fund Anglia ka fituar Botërorin.

Tani në 2018, 4 nga këto 5 fakte rastis të jenë të njëjta. E fundit që mbetet për t’u plotësuar është që Anglia të shpallet kampione bote në Rusi.

ME TE LEXUARAT