Zbulohen detaje të reja/ Si u zbuluan 1.5 milionë euro? Ja kush e njoftoi policinë shqiptare

Kliko per me shume info

Të tjera detaje zbulohen pas bllokimit të një sasisë parash prej 1.5 milion eurosh në portin e Durrësit të cilat ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.

Mjeti ku i gjetën paratë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me tragetin e Ankonës. Autoritetet shqiptare ishin lajmëruar nga Interpoli italian se kishte dyshime se një automjet kishte brenda mallra të paligjshme.

Kliko per me shume info

Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në auto-tren bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri. Autoritetet shqiptare janë duke hetuar për dërguesin si dhe porositësin e mallit, ndërsa po kontrollojnë edhe dokumentacionin e makinës.

Burime bëjnë me dije se indicia e parë për autoritetet shqiptare ka ardhur nga Italia. Dyshohet se paratë e sekuestruara të jenë para të siguruara nga aktivitete kriminale. /BW

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here