Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tre të arrestuar për makinat me 4.5 milionë euro në Durrës, Basha dinte ngjarjen tri ditë më parë

Sasia prej 4.5 milione eurosh e bllokuar diten e sotme ne portin e Durresit eshte nje ngjarje e paralajmeruar pak dite me pare ne Kuvendin e Shqiperise. Lulzim Basha paralajmeroi gjate fjales se tij se nje deputet i PS ishte i lidhur me nje skeme trafiku nga Gjermania ne Shqiperi qe kryhej me makina Toyota Yaris, si ato ku u gjeten parate diten e diel ne portin e Durresit.

Sasia monetare ishte e fshehura në dy makina ‘Toyota Yaris’ qe ishin të ngarkuara në një kamion (trajler) së bashku me 7 makina të tjera. (Në total 9 makina 7 Toyota Yaris, një Opel dhe një Alfa Romeo). Makinat janë bllokuar në orën 15:00 në portin e Durrësit, sapo kanë zbritur nga trageti që vinte nga Bari, ndërsa janë arrestuar 3 persona, dy shoferët dhe administratori i komapnisë që transportoi makinat. Shoferët janë Klevi Cani 21 –vjeç dhe Agim Ceka 61-vjeç, ndërsa administratori është Edi Lika. Ndërkohë mister mbetet njeriu që porositi makinat.

Tri ditë më parë, operacioni i Interpol u publikua nga lideri i opozitës Lulzim Basha, duke lajmëruar në sallën e Kuvendit operacionin që fliste për 1.5 mln euro sikur tha Basha ditën e enjte në Kuvend në një makinë ‘Toyota Yaris’, por rezultoi se eurot ishin në dy makina.

Pikerisht dy makinat Toyota Yaris ku u gjetën eurot ishin nisur Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe mbrëmë u nisën nga Bari me tragetin ‘GNV’ për në portin e Durrësit. Forca të shumta policie të ardhura nga Tirana ishin në gatishmëri për të identifikuar mjetin. Por gjatë kontrollit të makinave rezultoi se shuma ishte e ndarë në dy makina, në një vend të posaçëm te dyert e para, dhe nuk ishin 1.5 milionë si e dinte Basha por me shume. Preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet