Televizioni argjentinas, një minutë heshtje pas humbjes me Kroacinë

Aktualitet

Humbja e mbrëmshme është përjetuar shumë rëndë në Argjentinë. Derisa në qytetet kroate është festuar gjatë gjithë mbrëmjes për fitoren historike të kombëtares së tyre prej 3-0 ndaj Argjentinës, në shtetin amerikano jugor gjithçka ka qenë e heshtur.

Se argjentinasit e përjetojnë futbollin në masë të madhe e tregon edhe emisioni sportiv në televizionin TyC Sports, kur të pranishmit në emision u ngritën për të mbajtur një minutë heshtje për disfatën e Argjentinës.

Messi me shokë janë shumë pranë eliminimit dhe u duhet një mrekulli për ta kaluar grupin.

ME TE LEXUARAT