U çua dhe tentoi ta nxirrte jashtë, Noka i bëhet ferrë Veliajt: Po i vjedh qytetarëve, turp të të vijë!

Aktualitet

Pas krijimit të një situate të tensionuar në Komisionin e Medias dhe pas tentativës së deputetit të PD Flamur Noka për të nxjerrë jashtë me dhunë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ky i fundit është prononcuar për gazetarët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka nisur të shpjegojë projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe motivin e pavend të kryetares së Komisionit që ai të dilte jashtë pasi nuk po i bindej urdhrit të saj të pushonte.

Vokshi kërkoi ndihmën e Gardës për të nxjerrë jashtë Veliajn, por pas mos reagimit të kësaj të fundit, Noka u çua nga vendi i tij, i hoqi mikrofonin dhe tentoi ta nxirrte nga salla.

Veliaj u shpreh:

Kryetari i bashkisë nuk është i zgjedhur nga parlamenti por nga populli, s’e ka fare detyrim, unë e bëj me pasion këtë punë dhe sa herë është puna të lartësoj Tiranën kam qenë i gatshëm.

I kam thënë para seancës kryetares së Komisionit, meqenëse presim një vendim të rëndësishëm, iu përgjigja pozitivisht 2/3 të këshillimit, unë isha ftuar dhe u paraqita siç kishim rënë dakord edhe para fillimit të seancës, do i bëj dy dëgjesa, por e pashë që ishte kurth se mungonin aktorët.

Ky ligj nuk e ndërton teatrin e ri por hap një negociatë për diskutimin e një oferte. Këta janë aktorë dështakë të mbetur në tentativë, duan vetëm të bllokohet puna në Tiranë.”

Deputeti i PD Flamur Noka zbriti shkallët dhe ndërhyri në prononcimin e Veliajt me gazetarët.

Ai i tha duke i drejtuar dorën:

Ti po i vjedh pronë qytetarëve të Tiranës turp të të vijë!”

Situata u qetësua me largimin e Nokës ndërkohë që Veliaj vijoi deklaratën e tij para mediave.

ME TE LEXUARAT