Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Hapja e negociatave, Klajda Gjosha: Të nevojshme për ta vendosur Shqipërinë në kuadratin e rregullave dhe standarteve

Ish Ministrtja e Integrimit Klajda Gjosha ka marrë pjesë në seancën plenare të parlamenteve të vendeve anëtare dhe atyre kandidate organizuar në Sofje, nën Presidencën Bullgare.
Një diskutim i rëndësishëm mbi zgjerimin dhe konektivitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan Gjosha në një shënim në rrjetet sociale.

Sot shpreha edhe një herë nevojën e jashtëzakonshme që ka Shqipëria për vazhdimësinë e këtij proçesi në mënyrë që shtrirja e kontrollit nga BE të jetë në një nivel më të lartë. Shpresoj shkruna ish ministrja, që vendet anëtare të arrijnë në një konkluzion të përbashkët, për ta vendosur Shqipërinë në kuadratin e rregullave, standartave dhe nën presionin e vazhdimësisë së reformave shtetndërtuese!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet