Futbollistët e Iranit mbeten pa këpucë, detyrohen t'i blejnë vetë apo ti marrin borxh (FOTO)

Aktualitet

Irani ka nisur ndjeshjen kundër Marokut në Kupën Botërore, ndërsa është zbuluar që lojtarët e tyre që veshin Nike duhet ti blejnë vetë këpucët e tyre sportive apo ti marrin borxh pas sanksioneve të vendosura në vendin e tyre nga Amerika kur Donald Trump anulloi marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Gjigantët sportivë Nike kanë tërhequr furnizimin me këpucë për ekipin për shkak të sanksioneve të reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara pas tërheqjes së marrëveshjes bërthamore, duke i lënë lojtarët e Iranit në dilemë për modelin e tyre të këpucëve, shkruan DailyMAil.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në maj, Presidenti Donald Trump njoftoi se SHBA do të tërhiqej nga marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore dhe premtoi të ri-vendosë sanksionet ekonomike të cilat u hoqën përsëri në vitin 2015, kur marrëveshja u nënshkrua./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT