Cuper jep lajmin e mirë: Salah do të luajë ndaj Uruguajit!

Sport

Hector Cuper gëzon të gjithë popullin egjiptian dhe tifozët e futbollit. Mohamed Salah do të luajë ndaj Uruguajit në ndeshjen e parë të Grupit A të Botërorit të Rusisë.

Në një konferencë për shtyp, trajneri argjentinas deklaroi se sulmuesi i Liverpulit është gati për këtë përballje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mund të them se Salah do të jetë në fushën e lojës kundër Uruguajit. Ai është stërvitur mirë më shokët e tij të skuadrës dhe nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë, do ta aktivizoj në formacion”, deklaroi Cuper.

Por entuziazmi i tifozëve egjiptianë frenohet disi dhe ai që mendon ta bëjë këtë është pikërisht mjeku i skuadrës përfaqësuese, Mohamed Abouelela, i cili vuri në dukje muajin e shenjtë të Ramazanit.

Sipas tij, për futbollistët do të jetë e vështirë që të përshtaten sërish me ciklin normal përsa i përket regjimit ushqimor dhe atij të pushimit, kështu që muaji i Ramazanit do të jetë një problem./tch

ME TE LEXUARAT