“Nuk dua ta varrosin atje, shteti të na ndihmojë!” Flet babai i 20 vjeçares që vdiq në Itali

Aktualitet

Vdekja e saj ishte e mistershme dhe vijon të mbetet e tillë... të vetmet detaje janë ato që përcolli media italiane e cila sqaronte se e reja ishte rrahur barbarisht e më pas ishte hedhur nga makina si mish për top, për të vdekur më tutje në spitalin e Torinos.

Gjithçka tjetër mbetet mister për rastin e 20 vjeçares fierake Anxhela Meçani.

Por familjarët e saj kërkojnë ndihmën e shtetit për të zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Itali si dhe një sasi të hollash për të kthyer trupin e 20 vjeçares në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Babai i Anxhelës tha këto fjalë për vajzën e tij të vdekur dhe ngulmon se ai nuk ka mundësi financiare për të sjellë trupin e 20 vjeçares në Shqipëri.

Babai: Ajo vetë e di se me kë jetonte. Kontakte kishte në telefon me neve. Hera e fundit ka qenë një ditë para vrasjes makabër që është bërë. Mua më vjen lajmi nga Greqia, tezja e vet. Nga telefonata e fundit nuk kuptuam asgjë fare. Biles qeshëm. Nuk e di pse ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Me ç'pashë në portale, vrasja ishte mizore. Nga këtu, vajza ka ikur me një shqiptar dhe atje pastaj ka bërë celebrim me një italian. Vajza të vijë në Shqipëri me ndihmën e shtetit. Vajza të vijë këtu. Nuk dua ta varrosin.

E reja është larguar drejt Italisë dhjetorin e vitit të kaluar me një të ri nga Fieri, ndërsa më vonë vajza ka celebruar një martesë për funksion të dokumentave me një Italian. Emra deri më tani nuk ka, ndërsa është hedhur poshtë variant se e reja punonte si një prostitutë, mundësi të cilën e publikuan mediat italiane

ME TE LEXUARAT