Ndau gruan për Miss Shqipërinë, Devis Xherahu sqaron njohjen me të dashurën 17 vjet më të re

Showbiz

“Akoma se besoj” ishte kënga që i fali suksesin në Shqipëri këngëtarit Devis Xherahu, si dhe e njohu me Ertemiona Mejdanin, sot partnerja e tij. Mirëpo në atë kohë, Xherahu ishte ende i martuar me piansten Paola Kondakçi, e cila kishte shkruar edhe vargjet e këngës.

Nuk desh shumë kohë dhe lajmi mori dhenë se ata kishin vendosur të ndahen dhe se Xherahu kishte nisur një histori të re dashurie me Miss Shqipërinë 2009, Ertemiona Mejdani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I ftuar sot në studion e emisionit “Rudina” në televizionin “Klan”, Devisi dhe Ertemiona rrëfyen detajet e historisë së tyre të dashurisë.

“Ishim shumë të ftohtë me njëri-tjetrin në videoklipin e parë që realizuam. Unë nuk e çoja ndërmend se mund të ndjeja diçka për Devisin, pasi e konsideroja vetëm mik. Më pas, gjërat ndryshuan kur më kërkoi të merrja pjesë në xhirimet e klipit të këngës së tij të dytë.” – u shpreh Ertemiona.

“Qëlluam që kishim karakter të përbashkët, ishte shumë koiçidencë” – tha Devisi.

“Edhe përse kemi 17 vite diferencë, nuk e kemi ndjerë asnjëherë” – tregoi Ertemiona.

Modelja theksoi se ka bërë shumë sakrifica për hir të dashurisë, ndaj refuzon të gjitha ofertat e modelingut që janë shumë larg Shqipërisë. Prej më shumë se gjashtë vitesh të dashuruar, çifti dha detaje për dasmën e ëndrrave, po pa dhënë një datë fikse.

ME TE LEXUARAT