Ronaldo mesazh për Salah: Shpresoj të vish në Botëror

Aktualitet

Ylli egjiptian është lënduar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo shpreson që Mohamed Salah të jetë i gatshëm të luajë në Kampionatin Botëror dhe e ka cilësuar atë si njërin prej zbulimeve më të mëdha të stinorit, që madje mund ta fitojë Topin e Artë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ronaldo dhe Salah janë përballur mes vete muajin e shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve ku Real Madridi mposhti Liverpoolin, kurse Salah pas një lëndimi në krah, u desh ta lëshonte fushën pas gjysmë ore lojë.

“Mo Salah ka qenë një prej zbulimeve të vitit”, ka thënë Ronaldo.

“Shpresoj që lëndimi të cilin e ka pësuar ai në Kiev, mos ta mbajë jashtë Botërorit”.

“Shumë njerëz flasin për garën mes Ronaldos dhe Messit për Topin e Artë, por ka edhe futbollistë të tjerë që mund të futen në këtë rreth. Salah padyshim që është njëri prej tyre”, ka përfunduar portugezi.

Salah pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Egjiptit që e luan të premten ndaj Uruguait.

ME TE LEXUARAT