Një ditë para vrasjes, Cukun tentoi ta ekzekutojë kushëriri i Shallarit, si dështoi atentati

Kliko per me shume info

Nga dëshmia e Mikel Shallarit, në cilësinë e të penduarit të drejtësisë, zbulohet gjithashtu se kushëriri i tij i shpallur në kërkim, Kristaq Leci, ka tentuar ta vrasë vetë Artan Cukun një ditë para se të ekzekutohej nga i dënuari. Krimet e Rënda dënuan sot Shallarin me 10 vite burg, pas marrëveshjes së të pandehurit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ka qenë vetë Shallari i cili ka rrëfyer se bashkë me Lecin e kanë ndjekur ish-komisarin në datën 7 prill. Pasi kanë studiuar lëvizjet e tij, ata i janë afruar te hyrja e pallatit, por pa mundur ta ekzekutojnë për shkak të prezencës së madhe të njerëzve.

Kliko per me shume info

Shallari ka pasur veshur të njëjtat rroba si në ditën e dështimit të atentatit, ashtu edhe mbrëmjen e 8 prillit kur ai e ekzekutoi vetë ish-drejtuesin e lartë të policisë pranë apartamentit.

Pasi ka dështuar plani i parë, Bledar Jambelli i ka kërkuar Mikel Shallarit që ta vrasë ai Cukun në këmbim të një pagese prej 20 mijë euro. Atentat i cili realizohet mbrëmjen e 8 prillit në hyrje të apartamentit ku banonte ish-komisari./reporttv

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here