Atentati në Vlorë, biznesmeni 29-vjecar u qëllua me armë kur drejtonte makinën

Aktualitet

Vlora është tronditur mbrëmjen e të hënës nga një krim i rëndë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Vasil Dervishaj.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, tek ish Kombinati i Peshkut, ndërsa viktima, është qëlluar teksa ishte duke drejtuar makinën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe hetuesisë, që po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Policia tha se janë ngritur disa patrulla në hyrjet dhe daljet e qytetit, për të bërë të mundur ndalimin e personave që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

ME TE LEXUARAT