Ilacet me rimbursim, farmacistët protestë tek kryeministria, kundër listës së Qeverisë

Aktualitet

Farmacistët paralajmëruan se do të zhvillojnë sot një tubim paqësor përpara kryeministrisë si dhe pezullimin e aktivitetit të tyre në të gjithë vendin.

Faramcistët do të dalin në protestë me bluzat e bardha veshur dhe do të pezullojnë veprimtarinë nga ora 11:00 deri më 13:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.

Njoftimi i Urdhërit të farmacistëve në rrjetet sociale:

TUBIM PAQESOR I TE GJITHE FARMACISTEVE TE SHQIPERISE.

Te dashur kolegë,

Ju rikujtojme se me kerkesen e te gjithe kolegeve te cilet jane skeptike mbi rezultatin pozitiv te negociatave, diten e Hene me date 14.05.2018, ne oren 11:00, ne Tirane do zhvillohet nje tubim paqesor (me bluzat e bardha veshur) perpara Keyeministrise per te kerkuar zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes se kontrates, listes dhe problemeve te tjera te sistemit farmaceutik.

Gjithashtu farmacistet kane konfirmuar se nga ora 11:00-13:00, do pezullojne sherbimin ne te gjithe vendin.

Grumbullimi do behet ne oren 11:00 para Hotel Tirana International.

ME TE LEXUARAT