Firma private lë pa drita një pjesë të Tiranës, ja për kë zonë bëhet fjalë

Aktualitet

Rreth orës 11:00 të ditës së sotme, raportohet se një firmë private ndërtimi, gjatë kohës që po punonte për riparimin e një rruge ka lënë pa drita një bllok pallatesh në Yzberisht.

Bëhet fjalë për Firmën BE-IS, një kompani e angazhuar kryesisht në industrinë e ndërtimit, në pronësi të inxhinierit Hamz Islamaj. Incidenti ka ndodhur pas dëmtimit të një fideri, sakaq është njoftuar policia dhe janë duke u marrë masat për riparimin e dëmit.

ME TE LEXUARAT