Eleni Foureira shpërthen ashpër ndaj mediave greke

Showbiz

Eleni Foureira është përfaqësuesja e Qipros në Eurovizion, ndërkohë që është gjithashtu edhe një këngëtare mjaft e suksesshme në Greqi, por vetëm kohët e fundit e ka pranuar se ajo është me origjinë nga Fieri i Shqipërisë.

Pikërisht këto deklarata të Elenit, si dhe fotoja me Eugent Bushpepën ku shfaqej duke bërë shqiponjën me duar nuk janë pritur fare mirë nga mediat e vendit fqinj, duke shkaktuar kështu debate të mëdha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu edhe disa deputetë të Parlamentit grek kanë shpërthyer në ofendime e sharje me tone raciste dhe nacionaliste në drejtim të saj, një situatë kjo e cila nuk është pritur fare mirë nga Eleni Foureira.

Këngëtarja me origjinë shqiptare në një intervistë ka treguar se është mjaft e zhgënjyer nga vendi të cilin ajo e donte më shumë, teksa ka shtuar se disa media raciste nuk mund ta bëjnë atë të urrejë Greqinë.

“Gjithë këto emisione më bënë mbeturinë vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke u mbështetur te disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë që dikur më bënë të ndjej turp dhe të kem frikë të them se kush jam në të vërtet, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë”, ka thënë Eleni.

ME TE LEXUARAT