Dieta "e çmendur", si të humbisni 4 kg për 10 ditë

Soft

Por sot do të flasim për një sërë menush dhe këshillash që mund t’ju ndihmojnë të bini 4 kg për 10 ditë. Bëhet fjalë për një dietë të ekulibruar dhe që nuk rrezikon shëndetin. Si thoni? Do e provoni? Mbani shënim!

Si fillim këto janë të ndaluara:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pijet alkoolike

Pijet me sheqer, apo dhe pak sheqer

Pijet e gazuara

Pije në formë pluhuri

Sheqer i rafinuar

Salçiçet

Miell i rafinuar

Të rekomanduara:

Uji dhe çajrat bimorë

Uji i vakët me limon

Këto janë mundësitë e zgjedhjes për këtë dietë 10 ditore:

Mëngjes

Opsioni 1: Një tas kos i skremuar, ose një sanduiç me proshutë dhe djathë pa yndyrë dhe një mollë

Opsioni 2: Një tas me qumësht vegjetal, katër biskota integrale dhe djathë i skremuar, një portokall.

Opsioni 3: Një filxhan çaj bimor, dy feta toste me bukë integrale, djathë i skremuar dhe një mollë.

Opsioni 4: Një gotë me lën portokalli të saposhtrydhur, një fetë me bukë integrale me proshutë dhe një frut sipas dëshirës.

Dreka

Opsioni 1: Gjysmë pjate sallatë lakër e bardhë apo e kuqe, me vaj ulliri, një racion i vogël peshk ton dhe dy vezë të ziera

Opsioni 2: një tas me sallatë frutash të ndryshme, një racion gjoks pule e pjekur.

Opsioni 3: Një racion kunguj të zier me salcë domatesh natyrale, copa djathi dhe erëza.

Opsioni 4: Një racion prej 150 gram peshk i pjekur në skarë dhe sallatë e përzier me domate, marule dhe qepë.

Mesvaktet për mëngjes e pasdite

Opsioni 1: Një tas kos i skremuar me fara chia

Opsioni 2: Një copë tortë pandispanjë dhe një çaj bimor.

Opsioni 3: Një racion sallatë frutash dhe një gotë qumësht i skremuar ose vegjetal.

Opsioni 4 Një gotë qumësht i skremuar ose vegjetal dhe një fetë bukë integrale me reçel pa sheqer.

Darka

Opsioni 1: Një racion gjoks pule i pjekur në skarë, 4 veta kungull i zier dhe gjysmë domate

Opsioni 2: Një racion i vogël i mishit të kuq dhe një sallatë mikse.

Opsioni 3: Një omëletë me kërpudha të skuqura dhe qepë.

Opsioni 4: Gjoks pule në kuba dhe një racion i vogël me oriz integral

Opsioni 5: Një tas me supë pule ose perimesh.

ME TE LEXUARAT