Makina del nga rruga, shuhen në aksident dy të rinj nga Tirana

0

Dy të rinj kanë mbetur te vdekur të shtunën në mbremje ne një aksident të ndodhur në rreth orës 19:58, në autostradën Milot-Fushë Krujë.

Sipas policisë, makina Volkswagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë kanë ndërruar jetë në spital.

Kliko per me shume info

Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Policia thotë se M.U. ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, kurse A.C. është jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.