Zbulohet anija me thesarin 17 miliardë dollarë

Soft

Anija spanjolle San Hose, e fundosur në Detin e Karaibeve jo shumë larg bregdetit të Kolumbisë para më shumë se 300 vjetësh, është gjetur me ndihmën e një mjeti autonom nënujor, njoftoi sot Instituti i oqeanografisë WHOI.

Zëvendës presidenti i këtij instituti Rob Munier tha se lajmi ishte mbajtur sekret për tri vjet që nga gjetja, ‘në shenjë respekti’ ndaj Qeverisë së Kolumbisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lokacioni i saktë i anijes konsiderohej për një kohë të gjatë si njëri nga misteret më të mëdha detare, transmeton KosovaPress.

San Hose gjatë betejës me anijet britanike më 8 qershor 1708 u fundos së bashku me 600 udhëtarë dhe anëtarë ekuipazhi.

Anija kishte me vete edhe ari, argjend dhe smaragd në vlerë 17 miliardë dollarë dhe është çështje e kontestit juridik ndërmjet disa kombeve dhe kompanive private.

Para disa javësh, UNESCO i bëri thirrje Kolumbisë që të mos eksploatojë mbetjet e anijes, lokacioni i saktë i së cilës është sekret shtetëror. Thesari i paprekur për momentin ndodhet në fund të detit, transmeton AP.

ME TE LEXUARAT