Protesta/ Ardi Veliu takon policët e lënduar, për Bledi Kasmin do shihen videot

Aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti Ardi Veliu ka vizituar në Spitalin e Traumës, punonjësit e policisë të cilët pësuan lëndime gjatë protestës së opozitës sot në kryeqytet.

Në një deklaratë për mediat nga spitali, Veliu tha se policët e lënduar për fat të mirë nuk kanë dëmtime serioze.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur për dhunën e ushtruar ndaj kryerdaktorit të gazetës “RD” Bledi Kasmi, Ardi Veliu u shpreh se do të shihen pamjet filmike për të mësuar nëse fajtor ka qenë policia apo vet i plagosuri.

ME TE LEXUARAT