Alarm për bombë gjatë fjalimit të Papa Françeskut në Romë, evakuohen kalimtarët

Kosovë&Rajon

Një alarm për sulm me bombë në një bankë pranë sheshit të Shën Pjetrit në Romë, ka alarmuar policinë e qytetit e cila ka ngritur menjëherë dhjetëra postoblloqe në të gjitha rrugët kryesore.

Sipas mediave vendase, banka Credito Artigiano ndodhej thuajse ngjitur me një kishë ku Papa Françesku po mbante një fjalim rutinë me besimtarët katolikë, ndërkohë që është bërë i mundur evakuimi i menjëhershëm i kalimtarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupet hetimore kanë gjetur një çantë në rrugën kryesore, ndërkohë që kanë arritur të zbulojnë se në brendësi të saj nuk ndodhej asgjë me rrezik.

ME TE LEXUARAT