Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje gruan në hyrje të qytetit

Aktualitet

Një grua 51 vjeçare mbeti e vdekur mbrëmjen e sotme në Fier teksa u përplas nga një automjet.

Aksidenti u shënua rreth orës 20:45, në lagjen "Sheq i Madh", ku shtetasi Hysen Shehu, 25 vjeç duke drejtuar automjetin tip "Audi", ka përplasur shtetasen Lindita Kola 51 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë e përplasjes, Kola ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit Hysen Shehu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi të madhe, teksa viktima ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

ME TE LEXUARAT