Deputetit përsërit ftesën për protestën e 26 majit

Politikë

Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës kanë vendosur që në 26 maj të zhvillojnë një protest në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, pas publikimit të një audio-regjistrimi ku shfaqet vëllai i tij, Agron Xhafaj, në një bisedë për trafikun e drogës. Sipas PD-së, kjo provë tregon implikimin e Agron Xhafajt në trafikun e drogës, ndërkohë që vëllai i tij është ministër i Brendshëm.

Lidhur me protestën ka reaguar deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili përmes një komenti në rrjetet sociale ka përsëritur ftesën drejtuar qytetarëve për të marrë pjesë masivisht.

“Të ngrihemi dhe të protestojmë, të ngrihemi e të refuzojme këtë qeveri të krimit , drogës e korrupsionit . Të ngrihemi të gjithë së bashku”, shkruan Noka në rrjetin social.

ME TE LEXUARAT