Aktori shqiptar i humorit, humbet zërin pas operacionit

Showbiz

Të gjithë kemi qeshur me humorin e Parodistëve të Vlorës.

Por grupit të parodistëve të Vlorës, prej vitesh i mungon një pjesëtar. Mane nuk performon më në skenë me Afrimin, Agronin dhe Muhametin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Afrimi dhe Agroni treguan se ai fatkeqësisht nuk flet më për shkak të një operacioni në grykë.

“Ishte viti 2004 dhe ndodheshim në Amerikë për turne. Mane u vizitua në një klinikë private dhe u konstatua që kishte një masë në fyt dhe duhej të operohej patjetër. I hoqën komplet të gjithë kordat. Mane nuk flet më. Gëzon shëndet të plotë dhe nuk mungon në shfaqjet tona. U trondit kur e mori vesh, ishte moment i vështirë. Kur doli nga doktori ishte shumë i shqetësuar. I kishin thënë që kishte tumor”, treguan Afrimi dhe Agroni.

 

ME TE LEXUARAT