Zbulohen bisedat misterioze mes të dashurës dhe “Eskobarit” të Shqipërisë

Aktualitet

Edhe pse në Shqipëri nuk ishte i njohur më parë, sot Met Kanani është kthyer në një nga kriminelet më të diskutuar.

Në Europë ai madje njihej si Eskobari i Shqipërisë, ndërsa ai aktualisht gjendet në burg në Turqi pasi u kap me një sasi të madhe droge.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njësoj si me Habilajt, edhe me Kananin Pergjimet kanë qenë një nga pikat e forta që kanë zbardhur bandën kriminale.

Gjatë bisedave shfaqet edhe e dashura e Met Kananit, e cila aktualisht është në kërkim dhe e cila quhet Serenela.

Pjesë nga përgjimi

Serenela: Ti ça do të bësh?

Met Kanani: Unë, ja punë.

Serenela: Do të vazhdosh edhe ca thuaj.

Met Kanani: Punë, punë natë e ditë që të japim pakëz dritë.

Serenala: Inshallah do Zoti të ketë një çikë të drejtë rilindasi.

ME TE LEXUARAT