Saimir Tahiri takoi në Korfuz Artan Habilajn? Prova e re që mbërrin nga Greqia

Aktualitet

Gazetari  Elton Qyno zbuloi në emisionin "Repolitix" në Report Tv se një nga të dhënat e mbërritura nga autoritetet greke është ajo e një takimi të pretenduar mes Saimir Tahiri dhe Artan Habilajt, vëllai i Moisi Habilajt i arrestuar në Itali në tetor të vitit të kaluar.

Artan Habilaj sëbashku me Moisi Habilajn dyshohen si kokat e një rrjeti të fuqishëm trafiku droge nga Shqipëria drejt Italisë, aktivitet të cilin ata e kanë zhvilluar për vite me radhë. Besohet në zonën e Korfuzit, në një hotel, Saimir Tahiri ka takuar Artan Habilajn. Autoritetet greke kanë kthyer përgjigje te Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me këtë kërkesë, por ende nuk ka të dhëna të plota nëse ky takim është zhvilluar vërtetë apo jo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa nga Italia janë administruar përgjime të reja të grupit "Habilaj" ku përmendet emri i Saimir Tahirit si pjesë e grupit të trafikut të kanabisit, si dhe funksioni i tij si titullar në qeveri, por megjithatë provat ndaj ish-ministrit nuk janë të drejtpërdrejta.

ME TE LEXUARAT