Arrestohet biznesmeni i njohur në Tiranë, denoncuesit protestuan para prokurorisë

Aktualitet

Sektori i antikrimit ekonomik në Policinë e Tiranës ka arrestuar ndërtuesin Dritan Llanaj. Biznesmeni është arrestuar, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh, ndërtim i paligjshëm dhe mashtrim me pasoja të rënda. Pallati për të cilin akuzohet ndërtuesi Dritan Llanaj ndodhet tek ‘Unaza e Re’.

Pallat është bërë objekt i disa ngjarjeve vitet e fundit, ku pronarët e tokës kanë protestuar para Prokurorisë dhe Policisë për mashtrim që u është bërë nga Dritan Llanajn. Në 2017-në, pronarët e tokës kanë kërcënuar se do hidhen nga ky pallat, pasi Dritan Llanajn nuk u kishte dhënë pjesën që u takonte me kontratë dhe i kishte mashtruar. Banoret qe e denoncuan Llanajn, protestuan per disa dite me radhe para prokurorise se Tiranes pasi ceshtja ndaj sipermarresit ishte mbyllur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Krimi ekonomik në Policinë e Tiranës thotë se Llanaj ka falsifikuar disa dokumente, ndërkohë që apartamentet që I takonin pronarëve të tokës u a ka shitur disa qytetar

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Finaciar pranë D.V.P. Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit: Dritan Llanaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendimin e datës 07.05.2018 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit “Arrest me Burg” për veprat penale “ Falsifikim i vulave dhe stampave”, Ndërtim i paligjshëm”, “Mashtrim”, të parashikuara nga neni 190/1, 199/a/3 dhe 143/3 i kodit penal. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme

ME TE LEXUARAT