Fran Frrokaj i sëmurë rëndë, ja pse gjykata i hoqi arrestin shtëpiak të akuzuarit për tjetërsim pronash

Aktualitet

Gjykata e Lezhës hoqi rivlerësoi sot masën e sigurisë arrest shtëpie për kryetarin e Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, i akuzuar për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun.

Gjykata vendosi ta lerë thjesht “detyrim paraqitje” pasi siç argumentohet në vendim, kryebashkiaku është i sëmurë rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

VENDIMI I ZBARDHUR I GJYKATËS SË LEZHËS:

“Kërkuesi nëpërmjet avokatit të tij, pretendoi para Gjykatës se ndodhet përpara rastit të parë, rastit kur nevoja e sigurimit është zbutur, që do të thotë se nuk ekziston e njëjta nevojë për sigurim që ka ekzistuar në momentin e caktimit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”ndaj të dyshuarit Fran Frrokaj dhe konkretisht:

a) për shkak të rrethanave famijare dhe gjendjes shëndetësore të të dyshuarit e cila paraqitet veçanërisht e rëndë.

b) Përshtatshmëria e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ me shkallën e nevojave të sigurimit për të dyshuarin Fran Frrokaj që nuk i përshtatet me nevojave të sigurimit për shkak të personalitet të të dyshuarit Fran Frrokaj, rrezikshmërisë së tij, mundësisë së vazhdimit të veprimtarisë së veprave të tjera penale.”

ME TE LEXUARAT